“Erman Delic nga Kosova zbuloi vetitë e tij magnetike, teksa po shihte televizor dhe vendosi një lugë në kraharor. Tani Erman mund të fiksojë monedha,
pirunj madje dhe telefona në trupin e tij. Një doktor shpjegoi se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka një shpjegim për aftësinë e tij. Mbase ka atë personalitetin magnetik!” ka shpjeguar NY Post aftësitë e djalit nga Kosova.
Komentuesit kanë patur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për ‘djersë të ngjitshme’,
që fikson trupat metalikë pas trupit.