Meshkujt që punojnë në zyrë e kanë si etik veshje mbajten e kollares.
Sipas një studimi të realizuar së fundmi, mësohet se ky aksesor mund të pengojë performancën tuaj duke ushtruar presion mbi venat që janë qenësore për qarkullimin e gjakut në tru.
Studimi përfshiu rreth 30 meshkuj të rinj nga Gjermania që kanë gjetur statistikisht një ulje të funksionimit të trurit tek meshkujt që kishin të vendosura kollare gjatë skanimit MRI, me një qarkullim të gjakut më të ulët për 7.5%.
Ekspertët theksojnë se ulja e qarkullimit të gjakut në këtë nivel nuk nxitë ndonjë simptomë, por është një shenjë paralajmëruese e mjaftueshme për të ndikuar në funksionet kognitive.