Me dhjetra qytetarë të Shkodrës por jo vetëm shkojnë në Malin e Zi për të furnizuar mjetet e tyre me karburant për shkak se sipas tyre cilësia e naftës dhe benzinës në Shkodër por edhe qytete të tjera në disa pika është shumë e dobët.
Ky është një shqetësim që shkodranët e vuajnë prej vitesh tashmë. Ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në Malin e Zi, detyrohen që të furnizohen në karburantet e qytetit ku në disa prej tyre cilësia lë për të dëshiruar.
Në krahasim me vendet e Europës qytetarët arrijnë ta dallojnë fare lehtë se cilësia e karburanteve në Shkodër apo qytete të tjera të Shqipërisë në pika të ndryshme ka probleme të mëdha.
Cilësia e dobët në disa karburante është problemi kryesor por jo i vetmi. Qytetarët shprehen se është e pakuptueshme se si kjo lloj nafte dhe benzine me shumë probleme ka edhe çmimin tejet të lartë.
Cilësia e dobët shprehen shkodranët sjell edhe dëme në jetëgjatësinë e mjeteve që kanë.
Cilësia e dobët në disa pika karburantesh në Shkodër dhe jo vetëm përveç dëmeve që sjell në mjete po ashtu krijon edhe një ndotje të konsiderueshme në mjedis duke qenë kështu jashtë të gjitha parametrave ndërkombëtar.
STAR PLUS TV