RRITEN KUOTAT NË FAKULTETIN E INFERMIERISË NË SHKODËR

Fakulteti i Infermierisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka vendosur të rrisë për vitin e ri akademik kuotat për studentët. Nga 80 që kanë qenë një vit më parë, pritet të shkojnë në 140, pra 60 më shumë.

Shifrat janë pozitive, por paradoksi është se pjesa më e madhe e studentëve që po përfundojnë këtë fakultet po i drejtohen vendeve perëndimore.

Sipas përgjegjësit të departamentit të Infermierisë, Emiljano Pjetri, Shkodra dhe qytetet e tjera po mbesin pa profesionistë, pavarësisht numrit të lartë të studentëve.

Pjetri tha se situata është me të vërtetë shqetësuese dhe shkak kryesor për largimin janë pagat e ulëta dhe kushtet e punës.

Vetëm gjatë këtij viti 89 persona kanë kërkuar të largohen nga Shkodra drejt perëndimit, shifra këto alarmante.

Dega e Infermierisë është ndër më të preferuarat në Universitetin e Shkodrës. Synimi i studentëve është largimi nga Shqipëria.

Në këtë mënyrë krijohet ngërç për spitalet duke rrezikuar të mbesin bosh nga largimi i infermirëve dhe mjekëve të rinj.

 

 

STAR PLUS TV

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME