Situata në plazhet shqiptare paraqitet shqetësuese përsa u përket sigurisë së pushuesve. Në këtë sezon të ri veror kanë humbur jetën 8 persona, 4 prej tyre në Durrës, 3 të tjerë në plazhet e jugut dhe 1 në Velipojë.
Vetëm dy ditë më parë një tjetër pushues rrezikoi të mbytej në plazhin e Velipojës. Në gjithë plazhin mungojnë rojet bregdetare. Pushuesit janë të alarmuar sepse nuk ndjejnë siguri për jetën.
Pushuesit, kryesisht nga Kosova, shprehen se rojet bregdetare nuk janë të pranishëm asnjëherë. Kullat e vrojtimit vijojnë të jenë bosh.
Pushuesit shprehen se prania e rojeve bregdetare është e domosdoshme. Rreziku më i madh mbetet për moshat e treta dhe fëmijët.
Rojet bregdetare janë një problem që vijon prej vitesh. Bashkia Shkodër nuk ka mundur të zgjidh situatën deri më sot. E vetmja zgjidhje është parë bashkëpunimi me Kryqin e Kuq por që sërish nuk mjafton.
STAR PLUS TV SOKOL DEMA