E tillë është cilësuar nga studiuesit e huaj rëra e plazhit të Velipojës.
Vendosur në veri të Shqipërisë, bregu i Velipojës laget nga uji që pagëzon pa asnjë dyshim qytetin e Shkodrës si një qytet hyjnorë në të cilin gjen çdo gjë, thuajse është Shkodrë e jo Jerusalemi vendi i zgedhur i Zotit.
Me një vijë bregdetare të gjerë, me bregdet rënor, Velipoja është një destinacion turistik i cili nuk duhet humbur për asnjë arsye. Madhështia e këtij vendi fillon qysh në hyrje ku, në lartësinë që i takon një tempulli të Zotit, Kisha pret e përcjell gjithë pushuesit duke i përshëndetur me bekime.
Brenda në zonën e plazhit, jeta e natës vlon. Thuajse çdo natë, në klube ka të ftuar special nga vendi por edhe me famë ndërkombëtare të cilët argëtojnë rininë që asnjëherë nuk i tradhëton pushimet në Velipojë.
Çmimet e përballueshme nga thuajse të gjithë, shërbimi i dashur e vëllazëror dhe një plazh i mrekullueshëm për nga bukuria e pastërtia krijojnë atë puzzle magjik të cilit i mungon vetëm një pjesë: Forca shëruese.
Bregdeti rënor i pazhit të Velipojës është i tejmbushur me jod. Jodi shërben për kurimin e disa sëmundjeve, në krye të të cilave është reumatizmi. Kështu, po të vini në Velipojë, nuk do të jetë aspak çudi të shihni njerëz të mbuluar krejt me rërë duke lënë vetëm kokën jashtë.
Përposë reumatizmit, sipas dermatologëve të gjithë ato që kanë probleme me lëkurën e cila mund të jetë më e yndyrshme nga normalja, rëra e Velipojës ka aftësi të largojë yndyrën e tepërt dhe t’i japë lërkurës një pamje të re e të freskët.
Uji i detit është një tjetër “ilaq”. Ato të cilët zgjedhin Velipojën për pushimet e tyre, gjatë pjesës tjetër të vitit janë thuajse imun karshi sëmundjeve e virozave të ndryshme. Kjo për shkak të sasisë së madhe të kriprave që trupi fiton gjatë kohës që lahet në det.
Duke qenë se Velipoja laget nga deti Adriatik, është e çuditshme gjithë ajo pastërti e ujit. Në thellësi të mëdha, pa vështirësi mund të dallosh fundin ku ka yje deti e guaska të shumta.
Vende vende, bregdeti ka gaforre të cilat me pickimin e tyre, shkaktojnë dëmtime të lehta por edhe gërvishtje që mund të kenë nevojë për trajtim të mëtejshëm. Gjithashtu, në sezonet e riprodhimit, kandilët e detit “pushtojnë” rripa deti ku kalimi është i vështirë e i rrezikshëm.
Por përtej rreziqeve, eksperienca e pushimeve në Velipojë nuk duhet humbur.