Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si foton e ditës, foton e realizuar me presidenten e Kroacisë.
Ndërsa Kroacia luante në Botëror, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq, mungoi pasi në Bruksel është duke u mbajtur
Samiti i NATO-s dhe ajo nuk mund ta anashkalonte këtë dhe të ishte në ndjekje të Kombëtares së saj në Botëror, megjithëse kombëtarja arriti një fitore historike.
Megjithatë, presidentja gjeti përkrahjen e Kryeministrit Rama,
me të cilin realizoi edhe një foto pas triumfit.