Zlatko Daliç sot drejton Kroacinë, ekipin që siguroi mbrëmjen e djeshme finalen e Kupës së Botës duke eliminuar Anglinë, por një dekadë më parë ishte në krye të Dinamos në kampionatin shqiptar.
Ndoshta as në ëndërr nuk e kishte parë se një ditë do ishte ai trajner i kombëtares së vendit të tij, e për më tepër ta
udhëhiqte drejt një synimi madhor: shpalljen kampione bote.
Dalic mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008- 2009), por në shkurt 2009 pas humbjes në derbi me Partizanin e Tiranës,
u shkarkua nga puna dhe u cilësua si i paaftë.
E kush më mirë se shqiptarët mund ta vlerësonte sa i aftë ishte ky trajner.
Gjithsesi, fati i tij që u largua dhe nisi rrugëtimin e madh drejt suksesit.
Nesër ky zotëri që ne nuk ia ditëm vlerën, mund të jetë kampion i botës.