Nënshtrimi ‘hileqar’ i Shkodrës, dhe qëndresa më e përgjakshme për flamur…

Lufta për Shkodrën (19 tetor 1912 – 22 prill 1913)

Qëndresa e forcave osmane dhe shqiptare ndaj veprimeve të forcave ushtarake të Malit të Zi, e të Serbisë për pushtimin e Shkodrës.

Duke e mbajtur Shkodrën të rrethuar edhe pas Shpalljes së Pavarësisë dhe caktimit të kufijve të Shqipërisë,

mbreti i Malit të Zi Nikolla I synonte të aneksonte gjithë Shqipërinë Veriore. Shqiptarët dhe garnizioni osman i Shkodrës përballuan rrethimin dhe sulmet e ushtrive serbo-malazeze.

Me gjithë epërsinë e armikut, mbrojtësit e Shkodrës u bënë ballë.

Në rrethanat e reja që u krijuan me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë komandanti i forcave osmane në Shkodër Hasan Riza Pasha hyri në bisedime me komitetin e qytetarëve shkodranë për të vijuar luftën nën flamurin shqiptar.

Nisma e tij u minua nga oficerët xhonturq dhe tradhëtarët vendas, të kryesuar nga Esat Pashë Toptani, njerzit e të cilit e vranë Hasan Riza Pashën.

Esat Pashë Toptani nuk e njohu Shpalljen e Pavarësisë, nuk iu përgjigj thirrjes së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës për të ngritur flamurin shqiptar në kalanë e Shkodrës dhe për të shpallur kështu bashkimin e saj me qeverinë e Vlorës.

Luftimet e përgjakshme vijuan në të gjithafrontet: në Malin e Taraboshit, në kodrat e Beltojës, Bëdicës e të Bardhajve. Forcat malazeze mundën të hyjnë në qytet vetëm pas tradhëtisë së Esat Pashë Toptanit, më 22 prill 1913, i cili ua dorëzoi Malazezëve Shkodrën.

Beteja numëronte 20.000 ushtarë për palën osmane duke përfshirë dhe vullnetarë shqiptarë kurse për palën malazeze dyfishi.

Nënështrimi hileqar (pasi Esat Pasha vrau Hasanin dhe ua shiti malazezëve) do t’ju kushtonte shtrejtë malazezëve, ata pësuan 15.000 viktima.

Numri i mbrojtësve të Shkodrës nuk është i saktë, mendohet i pakët.

Zhvillimi i ngritjes së flamurit kombëtar në Shkodër më 28 nëntor 1913. Kel Marubi / 1913.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME