Pas shkarkimit të Peter Pakult, i cili nuk është bërë ende zyrtar nga klubi, kanë qarkulluar emrat për trajnerin që do të marrë në dorë “frenat” e ekipit të Kukësit.
Emri më i mundshëm për të qenë në krye të verilindorëve është Armando Cungu.
Ky i fundit pritet ta marrë drejtimin e ekipit menjëherë. Kujtojmë që për Cungun ky do të ishte një rikthim në krye të Kukësit.
Ai ka qenë trajner i ekipit edhe vite më parë ku ka arritur suksesin historik të kalimit të 3 tureve në 2013-tën, shkruan Panorama Sport.