Sot Armando Cungu do të prezantohet dhe do të nisë zyrtarisht punën si trajner i ekipit të Kukësit.
Çdo gjë tashmë është mbyllur sa i takon kësaj lëvizje dhe mbetet vetëm nisja e punës dhe përgatitjet për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj La Valettës.
Ajo çfarë mbetet për t’u parë është se cilin shkodran do të marrë me vete Cungu tek Kukësi. E kemi fjalën për ndihmës të tij apo dhe futbollistë.
Sa i takon ndihmësve ka vetëm një dilemë, pikërisht për trajnerin e portierëve Avenir Dani.
Edhe ky ka punuar më parë tek kjo skuadër dhe nuk dihet ende nëse do të rikthehet sërish apo jo.
Nga ana tjetër, skuadra kukësiane me blerjet e bëra duket se e ka mbyllur merkaton por në fakt, ajo nuk po funksionon si duhet.
Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që të rihyjë në merkato dhe mbetet për t’u parë nëse
trajneri i ri i saj do të shohë për ndonjë nga futbollistët e Vllaznisë apo jo.
www.shkodrasport.com