Dhjetra banorë të fshatrave Omaraj , Domen dhe Ura e Shtrenjtë cdo ditë kalojnë mbi këtë urë e cila lidh fshtrat në fjalë me zonën e Drishtit.
Kjo urë është kthyer në një problem serioz për jetën e kalimtarëve.Kalimi është i frikshëm, pasi është shumë e ngushtë, pa mbrojtëse anësore, ndërkohë trasetë e urës janë dëmtuar duke rrezikuar kështu jetën e banorëvë.
Kjo ure e cila nuk ka me mbrojtese anesore eshte nje rrezik i hapur i perditshem i femijeve te cilet nje hap i gabuar mund te jete fatal per ta.
Të hedhësh sytë poshtë urës vëren mbeturina të ndryshme të cilat kanë zaptuar këtë relike të vjetër që tërheq vëmendjen e cdokujt, ndërsa mbeturinat që hidhen aty përfundojnë në lumin Kir duke krijuar ndotje të tij.
Kjo panoramë ka 20 vite që shoqëron çdo vizitor , ndërsa për banorët është dicka e zakonshme.
Natyrisht nje gje e tille ndikon negativisht per banoret e zones, si edhe per turistet e huaj qe frekuentojne lumin Kir ne stinen e veres.
Por, situata eshte me problematike, teksa keto mbetje mund te kthehen ne rrezik per shfaqjen e semundjeve te ndryshme, ku edhe temperaturat e larta e favorizojne nje gje te tille.
Asnjë punonjës qoftë i njësisë administrative Postribë apo firmës së pastrimit të kontraktuar nga bashkia Shkodër nuk zhvilluar qoftë një aksion të vetëm për pastrimin e këtij territori.
Por duket se zgjidhja është gjetur nga vetë banorët ose personat që gërmojnë për të mbledhur hekurishte duke i asgjesuar me anë të djegies ndërsa tymi bëhet I padurueshëm për qindra familje.
Kjo urë është ndërtuar në viti 1970 ndërsa përgjatë këtyre viteve është ristruktuar vetëm një herë.