Sot ora 17:00, do të luhet finalja e Kupës së Botës. Franca dhe Kroacia do të “luftojnë” mes tyre kush do e ngrejë lart trofeun madhështor.
Kupa, përveç rëndësisë, ka edhe një vlerë marramëndëse pasi është i gjithi ar.
Trofeun e Kupës së Botës e ka projektuar skulptori italian, Silvio Gazzaniga, në vitin 1971.
Trofeu është 36 centimetër i gjatë, është bërë prej ari 18 karatësh, si dhe peshon 6 kilogram.
Baza e gjelbër e trofeut është bërë me një mineral gjysëm të çmuar të quajtur malakit.
Malakiti u zgjodh sepse është gjetur në çdo kontinent dhe është i gjelbër, si shumica e fushave të futbollit.
Sot, ky trofe ka vlerën e 10 milionë dollarëve amerikan duke treguar sa i rëndësishëm është për ekipin që do e ngrejë në qiell.