Franca e fitoi Kupën e Botës 2018 në Rusi pasi e mposhti Kroacinë në finale, duke e siguruar titullin e dytë pas atij në shtëpinë e vet më 1998.
Nigerianët i kanë pushtuar rrjetet sociale duke e festuar titullin e dytë të Francës në Kupën e Botës, pasi e mposhti Kroacinë 4-2 në Luzhniki Stadium, transmeton Gazeta Express.
Djelmoshat e Didier Deschamps e mposhten me lehtësi Kroacinë falë autogolit të Mario Mandzukic dhe golave të Antoine Griezmann, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.
Përveç kësaj, në skuadrën e Deschamps ka plot lojtarë me prejardhje afrikane, dhe nigerianët e kanë vërshuar Twitterin për t’iu ta festuar triumfin e Francës si fitore të Afrikës. /Express/