Ka rezultuar pa pasoja në njerëz shpërthimi i një bombole gazi në një banesë në fshatin Vejukaj të Njësisë Ana e Malit.
Familjarët menjëherë kanë njoftuar zjarrëfikëset. Efëktivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë ngjarja është shoqëruar me një problem për zjarrëfikësen. Automjeti i të cilëve ka ngecur për shkak të rrugës së armortizuar dhe të ngushtë. Për pasojë është dashur ndihma e një zetori për ta tërhequr atë.
Pavarësisht infraskturës së dobët e shpeshherë dhe terrenit të thyer automjetet e shërbimit zjarrëfikës duhet të jenë në standartet e duhura për ti bërë ballë situatave dhe jo të ngecin midis rrugës. /STAR PLUS/