Të gjithë po vrapojnë atje, disa edhe thjesht për një foto në të cilën me krenari shkruajnë në forma të ndryshme, por me të njëjtën fabul: Jemi në Shqipëri jo në Francë.
Nga Blendi Klosi Ministri i Turizmit, tek Ditmir Bushati meqë livandon e ka në Shkodrën e tij, Majlinda Bregu që këtë fundjavë ka zgjedhur të shkojë tek fushat me livandë në veri dhe shumë të tjerë.
Të gjithë janë apasionuar pas bimës së parfumit, që nuk ka këtë funksionin e vetëm por që përdoret edhe për qëllime kurimi, efekte terapeutike e plot të tjera.
Por sot po iu prezantojmë vetëm famën që po merr mbjellja e disa fushave në Shkodër, të cilat të bëjnë të mendosh se Shqipëria, oh sa e bukur që është nëse mbjell dhe nuk shkatërron.