THETHI MIRËPRET TURISTËT ME EKSPLORIM, GATIM, RITËM DHE ART

Turistët dhe vizitorët vendas kjo fundjavë i pret ndryshe në Theth. Përveçse bukurive të mahnitshme të natyrës së egër në majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna dhe buzë lumit Shalë ata dhe do të argëtohen.

 

Zanat e malit dhe legjendat në Theth do të zgjohen nga festivali i parë modern i dedikuar trashëgimisë të Alpeve Shqiptare ”Za Fest”.

 

”Za Fest” vjen me edicionin e tij të dytë, për dy net radhazi, më 20 dhe 21 korrik, duke risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë larmishmërinë kulturore.

 

Turistët do të shijojnë ritmet e artistëve Hasa-Mazzota, Andrra, Oborri dhe Linda Rukaj, të cilët do të performojnë live nga Kisha e Thethit. Një repertor i pafundmë ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejë çfarëdolloj barriere kulturore.

 

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët do të mund të shijojnë sfondin e duhur me panoramën mahnitëse të Thethit.

 

Këtë vit ky festival është gjithëpërfshirës, i cili kombinon muzikën më të mirë live me artet figurative, shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME