BASHKIA PASTRON KANALET KULLUESE

Bashkia Shkodër ka pastruar 11 kilometër kanale kulluese në njësinë Ana e Malit. Në pastrimin e kanaleve bëhet e ditur se ka përfunduar një pjesë e konsiderueshme e procesit të pastrimi të sistemit kullues në Njësinë Administrative Ana e Malit për vitin 2018. Bazuar në Planin e Veprimit, është ndërhyrë në fshatrat Muriqan, Obot dhe Oblikë.

 

Punimet në këtë Anën e Malit kanë nisur me 21 maj dhe kanë përfunduar me 16 korrik të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe është ndërhyrë gjithsej në 17 kanale nga të cilët 2 të dytë dhe 15 të tretë. Në total, gjatësia lineare e kanaleve të pastruara është afro 11 kilometër, volumi i pastrimit mbi 10 mijë metër kub.

 

Pas kësaj ndërhyrje është përmirësuar kullimi në një sipërfaqe prej 488 hektarë, ku përfitojnë rreth 335 familje me aktivitet kryesor bujqësinë. Është një punë në proces, e shtrirë në kohë dhe në të gjithë territorin e Bashkisë sipas një plan- veprimi të përcaktuar. Natyrisht që pastrimi i kanaleve kulluese ka një rëndësi për këto zona që prioritet kryesor kanë vetëm bujqësinë.

 

Bashkia Shkodër tashmë prej kohësh edhe një plan për pastrimin e kanaleve dhe po mundohet që ta zbatojë atë. Pastrim i ngjashëm më përpara është bërë edhe në disa zona të tjera në njësi të ndryshme të bashkisë Shkodër. Megjithatë ende mbetet shumë punë për t’u bërë sa i përket pastrimit të kanaleve kulluese. Në gjithë këto 28 vite është bërë shumë pak për pastrimin e tyre gjë e cila ka bërë që ato kanalet të mbushen duke sjellë herë pas here edhe vështirësi të paparashikuara për pastrimin e tyre.

 

Megjithatë kërkesa për pastrim është bërë viti pas viti nga fermerët e pothuajse të gjitha njësive si e vetmja mënyrë që të kenë më shumë zhvillim dhe lehtësi në aktivitetin e tyre në bujqësi. Ndërsa një pjesë janë pastruar ka ende disa zona të tjera që duhet ndërhyrë për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

 

Mospastrimi i tyre përveç përmbytjeve që rrezikohen gjatë dimrit sjell edhe një dëm të konsiderueshëm për produktet ushqimore sepse uji në toka shkon i ndotur për shkak edhe të pranisë së mbetjeve në rastet kur kanalet nuk janë të pastruar.

STAR PLUS

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME