Cdo subjekt që operon në vijën bregdetare të Velipojës duhet të kishte pozicionuar vrojtuesit e vet dhe kështu do të ishin shmangur jetët njerëzore numri i të cilëve ka shkuar në 2 që nga fillimi sezonit.
Instruktori i vrojtuesve të plazhit Nikolin Sterkaj fajëson bashkinë e Shkodrës e cila për shkaqe të paqarta nuk ka bashkëpunuar me bizneset për të vendosur roje plazhi.Si pasojë e kësaj vëmendje të treguar u shënua edhe viktima e radhës në Velipojë thotë Sterkaj.
Sipas tij me vendim të këshillit të ministrave është detyrim që këto subjekte të vendosin roje në të kundërt vepron task forca e cila vepron sipas ligjit duke ndëshkuar këto biznese që nuk kanë vendosur roje.
Sterkaj jep disa udhëzime dhe këshilla se si duhet të veprojnë pushuesit për ti dhënë ndihmën e parë personit që kërkon ndihmë për ta shpëtuar.
Para pak ditësh vrojtuesit e plazhit kanë treguar gjestin heroic duke shpëtuar 2 gra nga kosova të cilat rrezikonin që të mbyteshin
Në pjesën më të madhe të stacioneve të plazhit nuk janë vendosur dhe kullat e vrojtimit janë të boshatisura
/STAR PLUS/