Ndryshe nga drejtorja e spitalit Teuta Rrjolli mendon drejtori i ujësjellës kanalizime në Shkodër Mark Molla.
Sipas tij kolektorët kanë funksionuar dhe nuk janë bllokuar duke hedhur poshtë pretendimet e drejtores se përmbytja në spital erdhi për shkak të problemit me kolektorët.
Kolektorët kanë qenë bosh shprehet drejtori Molla dhe jo të bllokuar. me hapjen e pusetave uji në disa pika të caktuara u largua më shumë.
Sipas drejtorit Molla kanalizimet funksionojnë normalisht edhe pranë spitalit të Shkodrës duke patur një qëndrim krejt tjetër nga drejtorja e spitalit e cila fajësoi bllokimin e kolektorëve.
Në situatën e një dite më parë të reshjeve të dendura të shiut në spitalin e Shkodrës ndërmarrja e ujësjellësit dha një ndihmë duke mundësuar largimin e ujit pas përmbytjes në repartin e imazherisë dhe fizioterapisë.