Prej kohësh po përflitet që të krijohet Liga Profesioniste në futbollin shqiptar. Gjithsesi, deri tani nuk është marrë akoma miratimi i të gjitha klubeve.
“Vipsport.al” konfirmon, që të paktën dy klube nuk janë dakord me kushtet e ofruaran nga FSHF për krijimin e Ligës, pasi bëhet fjalë vetëm për favore drejt Federatës dhe nuk garanton autonominë e klubeve në Ligën Profesioniste.
Njëkohësisht, “Vipsport.al” ka mësuar ekskluzivisht edhe se sa kushton organizimi i Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar.
Më poshtë janë shifrat e deklaruara nga vetë FSHF, sa i përket një sezoni futbollistik.
* 21,067,150 Lek të rinj për gjyqtarët në vit;
* 1,800,000 Lek të rinj për delegatët në vit;
* 3,400,000 Lek të rinj për Komitetin e Arbitrimit në vit;
*5,312,000 Lek të rinj për komisionet juridike (Disipline, Apel, Etike, DHZK) në vit.
Të ardhurat nga e drejta televizive janë aktualisht 350,000 Euro/Vit.