Laguna e Vilunit ndodhet 2 km në lindje të plazhit të Velipojës, ka një sipërfaqe rreth 300 ha dhe një thellësi përgjithësisht 1-3 m.
Dikur kjo lagunë është quajtur laguna e lundërzës, sepse ka pasur shumë lundra, një gjitar interesant që ushqehet me peshq.
Kjo lagunë rrethohet nga ligatina, komunikon me detin përmes një kanali natyror, në të cilin për shkak të baticës dhe zbaticës uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Ka ujë të kripur me temperaturë mesatare 20-22 C.
Kjo lagunë është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe mjaft të shijshëm. Këtu hasen rreth 200 lloje shpendësh, migratorë dhe të përhershëm.
Kjo lagunë frekuentohet nga pushues rezidentë të plazhit të Velipojës, por që duke ecur në këmbë bregut zgjedhin këtë lagunë për të kaluar ditën dhe për të peshkuar.
Ajo frekuentohet dhe nga pushues ditorë. Ajo afron veçanti në peizazh, rërë e ujë të pastër.