Rusja Anastasia Gruzdeva njihet se vajza e selfie-ve. Ajo realizoi foton me gjithçka të ngrirë në fytyrë, gjatë një udhëtimi në dimër, në Siberi kur temperatura shënonte -60 gradë.
Fotoja bëri xhiron e botës aq sa Anastasia arriti 55 mijë ndjekës në një kohë të shkurtër. Dhe këtë herë është shfaqur sërish, me një version foto vere.
Pak kohë më parë ajo postoi një foto të fytyrës së mbuluar nga insektet për të pasqyruar shqetësimin e përditshëm të njerëzve në ditët e ngrohta.
Ne bëjmë selfie çdo ditë, por nuk bëhen të famshme si të Anastasias, sepse tonat nuk kanë një tematikë specifike.