Kapiteni i kombëtares kuqezi Ansi Agolli për herë të parë pati një përballje kundër një ekipi shqiptar. Agolli prej disa sezonesh është pjesë e kampionëve të azerbajxhanit Qarabag, skuadër e cila luajti ndeshjen e pare eleminatore të ligës së kampioneve ndaj Kukësit në raundin e dytë.
Pas ndeshjes Agolli thotë se skuadra e tij duhet të tregohet e kujdesshme pas barazimit 0-0 në Shkodër. Për ekipin e Qarabag ajo që mungoi thotë Agolli është mungesa e finalizimit me gol ndaj Kukësit.
Pavarësisht se luajti kundër një ekipi shqiptar, Agolli thotë se ka dhënë maksimumin me Qarabag ndërsa nuk fsheh emocionet para fillimit të kësaj përballjeje.
Ansi Agolli është një prej futbollistëve më të rëndësishëm në radhët e Qarabag duke qenë një siguri në prapavijën e kampionëve të Azerbajxhanit.