Që nga momenti kur Vllaznia ra nga Kategoria Superiore në atë inferiore e gjithë vëmëndja ishte pikërisht te kjo disfatë. Ndërkohë sa i përket ekipit të dytë kuqeblu pakkush u kujtua të cilët sezonin që lam pas me shumë mund i’a arritën të qendronin në kategorinë e parë.
Por i gjithë mundi i tyre u shkoi dëm pasi me rëninen e Vllaznisë nga Superiliga automatishikisht edhe ekipi “B” zbriti në kategorinë e dytë. Për një periudhë kohë thuhej se Vllaznia b do të shkrihej edhe pse vetë trajneri i saj Ervis Kraja në një nga prononcimet e tij për Star Plus bëri me dije se kjo gjë nuk do të ndodhte.
Ndërkohë pak ditë më parë Suad Lici në prononcimin e tij zyrtarë si administrator i KF Vllaznia sh.a ndër të tjera tregoi se në planet e tij për kuqeblut ishte vëmendja dhe mbështetja ndaj Vllaznia B. Kjo tregon se në klub do të ketë më shumë rregull dhe disiplinë në të gjitha hallkat për ta ngritur edhe njëherë KF Vllaznia në vendin që i takon.
Duhet theksuar se Vllaznia ka qenë i vetmi klub që ka patur dy ekipe profesioniste në sezonin e kaluar dhe kjo madje u konsiderua si diçka shumë e mirë edhe pse në përfundim gjërat nuk funksionuan si duhet dhe të dy ekipet e pësuan disfatën në zinxhir.
Megjithatë tashmë është e qartë se drejtuesit e klubit kanë si obligim ringritjen e të dy ekipeve kuqeblu një kategori më lart.