Një nga dokumentet më të rëndësishme mesjetare të Shqipërisë janë statutet e Shkodrës.
Të cilat kur u zbuluan në Biblotekën e Muzeut Corrier nga Lucia Nadin, kopertina e kësaj paketa ligjore mban stemën e qytetit të Shkodrës.
Dokumenti origjinal është shkruar në pergamen dhe përmban 40 faqe; edhe njëherë në krye ai paraqet stemën e qytetit, që po e riprodhojmë këtu:
përmbi shqiponjën dykrerëshe, majtas, shihet një shkabë krenare, që duket sikur simbolizon të shkuarën zëmadhe të qytetit, ndërsa në të djathtë i gëzohet një kocke një qen lypsar,
që, sikurse mendojnë edhe studiuesit, metaforizon gjendjen e nënshtruar të Shkodrës pas pushtimit turk.