Për herë të parë publikohet e plotë dosja gjyqësore e një prej proceseve më të bujshme të diktaturës komuniste, ajo e Monsinjor Frano Gjinit.
Ky proces dënoi Monsinjor Gjinin dhe 3 priftërinj të tjerë me vdekje dhe 6 të tjerë me burgim dhe me punë të detyruar.
Me i riu ndër ta, At Zef Pllumi, mori dënimin e parë në vitin 1948 në këtë proces gjyqësor duke e dënuar me 3 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar.
Procesverbalet e plota janë marrë nga dosja e gjyqit të Mons.Frano Gjinit e gjetur në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dokumentet janë përshkruar tekstualisht si origjinalet. Vendimi që u mor në fillim të marsit të 1948 ishte;
Për Monsinjor Frano Gjini, dom Nikoll Deda dhe pader Mati Prendushi, dënim me vdekje. Për dom Tom Laca dënim i përjetshëm. Për pader Gjon Karma me 15 vjet privim lirie e punë e detyruar. Për dom Ndoc Sahatçija me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar.
Për Padër Mhill Miraj me 7 vjet privim lirie e punë e detyruar. Për të pandehurin Zef Haxhi dhe Dom Nikoll Shelqeti me nga 5 vjet privim lirie e pune te detyruar. Për Atë Zef Pllumbi me 3 vjet privim lirie e punë të detyruar.
Kjo dosje e plotë e cila i vjen për herë të parë publikun përmban të gjithë procesin, nga akuzat e Prokurorit ushtarak Namik Qemali dhe vendimin e gjykatës me kryetar Misto Bllaca dhe anëtarët Anastass Koroveshi dhe Xhemal Bejtja.
Përmes një procesi dhe akuzash të pabaza, procesverbalet japin dinamikën e plotë të dënimit kriminal të franceskanëve shqiptarë si dhe fjalën e tyre të fundit në gjyq kundër procesit politik ndaj tyre.
Dosja e plotë;
Shkodër me 2/I/ 1948
Akt-akuzë
Gjykatës Ushtarake
Ketu
Siç rrezullton dhe nga aktet që bashkangjitur po u paraqesim të pandehurit 1)Monsinjor Frano Gjini, 2) Dom Nikoll Deda, 3) Pader Mati Prendushi, 4) Dom Tom Laca, 5) Zef Haxhija, 6) Dom Ndoc Sahatçija, 7) Pader Gjon Karma, 8) Pader Mhill Miri, 9) Xhakojt; Zef Pllumbi dhe Dom Shelqeti, akuzohen se:
Kane punuar për ardhjen e fashizmit dhe për okupacionin e vendit t’onë nga imperializmi Italjan. Qysh para okupacionit kane qene agjenta politikë dhe spiunazhi t’imperializmit Italjan. Gjat okupacionit kanë punuar për fashizimin e vendit. Kane punuar për të legalizuar okupacionin armik. Me anë të agjitacionit e të propogandës fashiste janë përpjekur të shuajnë ndjesit patriotike dhe nacionale të popullit. Kane qene penges serioze e L.N.C. Kanë punuar per eliminimin e kësaj lëvizje. Kane ndihmuar dhe kane bashkëpunuar me gjith organizatat kriminale gjat okupacioneve. Kane përkrahur dhe ndihmuar tere qeverit kuislinge te kohes okupacjonieve si dhe politiken e tyre renegate. Kane praktikuar te gjitha mjetet e mundshme dhe ç’do lloj metode per te shuar ose penguar deri ne fund rezistencen e popullit. Gjat okupacionit Gjerman jane bere agjente te Gestapos duke denoncuar ne zyrat sekrete te saj militantet e L.N.C. Kane ndihmuar repartet dhe formacionet armike e bashibozuke kur shkonin nder krahina per te luftuar partizanet. Mbas çlirimit te Shqiperis te tmeruar nga Pushteti ne dore te popullit, hidhen me egërsi dhe ma me terbim kunder popullit dhe Pushtetit. Me qellim qe ta godasin Pushtetin ma me force ja fillojne organizmit te tyre permbrenda klerit katolik nen kryesin e Monsinjor Gjinitë Dom Nikoll Dedesë Pader Mati Prendushitë Monsinjor Volaj etj krere klerikal. Organizmin e tyre e fillojne duke e transformuar gjith kleri katolik ne nje organizat fashiste te quajtur Demokristjan. Zgjedhin Komitetin Qendror me elementat e siper permendur si Monsinjor Gjini, Monsinjor Volaj, Dom Nikoll Deda, Pader Mati Prendushi etj si dhe civilat Zef Haxhija me shoke. Ne vendimet e Komitetit Qendror kane specifikuar formimin e Komiteteve e N/ Komiteteve te kësaj organizate nder famullia te ndryshme nder krahina. Lidhjen me t’arratisur brenda dhe jasht shtetit si dhe me ç’do organizate teroriste brenda Shtetit. Lidhjen me imperjalistat e huaj dhe me ç’do armik te vendit t’one. Kordinimin e luftes kunder Pushtetit me ç’do kundërshtar te Pushtetit. Pregatitjen e nje kryengritje imediate t’armatosur per kunder Pushtetit.
Te gjith keto vendime te pandehurit bashk me shoket e tyre, kane vene ne zbatim duke u lidhur me t’arratisurit, duke derguar memorandume imperjalistave te huaj. Formuan Komitetin e Perbashket t’organizates teroriste per Shkodren duke u perfaqsuar ne kete organizate teroriste per shkodran duke u perfaqsuar ne kete organizate nga Dom Nikoll Deda.
Kane zhvilluar propagande te gjere per formimin e kryengritjes kunder Pushtetit (karakteristik) përpjekja e 9 Shtatorit 46. Nga te pandehurit Zef Haxhija ka qene antar i Komitetit Qendror te Demokristjanes. Ka tradhtuar besimin e popullit, si perfaqsues i popullit ne Kuvendin Popullor, duke u lidhur me organizatat teroriste fashiste e profashiste te cilat ishin per rrezimin me dhune te Pushtetit Popullor.
Faje keto qe parashikonin prej nenit 2,3, pikes 1,2,4,6,7, 8 e 14 dhe nenit 4 te Ligjes Nr. 372 mbi fajet penale kundra Shtetit dhe Popullit.
Ne ceshtjen penale te rregjistruar nen NR. 17 te Radhorit Themelor per vjetin 1948, kundra:
1.Monsinjor Frano Pjeter Gjini, i biri i Pjetrit dhe i Dranes, vjec 62, shqiptar i pa martuar, i pa denuar, i varfer, ka mbaruar Theollogjia, me profesion Ipeshkv, lindur e banues ne Shkoder, i reshtuar me daten 15/XI/ 1946.
2.Dom Nikoll Zef Deda, i biri Zefit dhe i Ages, vjec 58, i pa martuar, i pa denuar, i varfer, ka mbaruar Theollogjin, famullitar, ka vellan ne burg dhe nje vella t’ekzekutuar, lindur ne Shkoder e banues ne Hajmel, i reshtuar me daten 13/X/1946.
3.Pader Mati Prendushi, i biri i Koles dhe i Prendes, vjec 66, i pa martuar, i pa denuar, shqiptar i varfer, prift, ka mbaruar Theollogjine n’Austri, ne burg ka nipin e tij Paolin Prendushin, lindur dhe banues ne Shkoder, i rreshtuar me daten 15 /XI/1946.
4.Dom Tom Laca, i biri Palokes dhe i Dranes, vjec 51, i pa martuar, i pa denuar, me gjendja ekonomike te mesme, ka mbaruar Theollogjin ne Rome, me profesion prift, ne burg ka djalin e motres Zef Palin, nga Shkodra, i reshtuar me daten 14/X/1946.
5.Zef Kol Haxhija, i biri Koles dhe i Gjystes, vjec 58, i martuar me 8 femij, i varfer, ka mbaruar shkollen teknike tregtare, mandej ka vazhdue Gjimnazin Ushtarak Turqisht, nga Shkodra, i pa prekur nga reforma, ish deputet, i reshtuar me daten 20/XI/1948.
6.Dom Ndoc Sahatçija, i biri i Rrokut dhe i Nushes, vjec 41, i pa martuar, i pa denuar, i varfer, ka mbaruar Theollogjne, me profesion Ipeshkv, lindur ne Breg te Mates, i reshtuar me daten 26/6/ 1947.
7.Pader Gjon Karma, i biri Franos dhe i Diles, vjec 52, ka mbaruar Theollogjin ne Austri dhe Rome, i pa martuar, i padenuar, shqiptar, me profesion famullitar, lindur ne Gur i Zi, i reshtuar me daten 10/XI/1946.
8.Dom Nikoll Shelqeti, i biri Hles dhe i Diles, vjec 55, i pa martuar, i pa denuar, i varfer, ka mbaruar Theologjin dhe fillosofin ne Austri, me profesjon prift e famullitar, lindur ne Shelqet, i reshtuar me daten 20/XII/46.
9.Pader Mhill Miraj, i biri Pjetrit dhe i Prendes, vjec 39, shqiptar i pa martuar, i padenuar, i varfer, ka mbaruar Theologjin ne Rome, ish profesor e zevendes famullitar, nga Shkodra, i reshtuar me daten 20/X/1946.
10.Zef Gjeto Pllumbi, i biri i Gjetos dhe i Lukes, vjec 22, i pa martuar, i pa denuar, lindur ne Boge te Koplikut dhe banues ne Mal te Rencit, me profesjon xhaku, ka krye te tretin kurs Theollogjik, ka t’ekzekutuar Mark Mirin e Zef Mirin, dhe t’arrestuar djalin e dajes, i varfer, i reshtuar me daten 15/X/1946.
T’akuzuar me akt-akuzen e Prokurorise Ushtarake me Nr.2, date 2/1/948 per fajin se:kane punuar per ardhjen e fashizmit dhe per okupimin e vendit t’onne nga imperializmi Italian. Qysh para okupacionit kane qene agjente politik dhe spiunazhi t’Imperializmit Italian. Gjat okupacionit kane punuar per fashistizimin e vendit.
Kane punuar per te legalizuar okupacionin armik. Me ane te agjitacionit e propagandes fashiste jane përpjekur te shuajne ndjesitë patriotike dhe nacionale te popullit. Kane qene pengesa serioze te L.N.C dhe kane punuar per eliminimin e kësaj lëvizje. Kane ndihmuar dhe kane bashkëpunuar me gjithe organizatat kriminale gjat okupacioneve. Kane përkrahur dhe ndihmuar tere Qeverit kuislinge te kohes okupacionit si dhe politiken e tyre renegate.
Kane praktikuar te gjitha mjetet e mundshme dhe ç’do lloj metode per te shuar ose penguar deri ne fund rezistencen e popullit. Gjat okupacionit Gjerman jane bere agjenta te Gestapos duke denoncuar ne zyrat sekrete te saj militantet e L.N.C. Kane ndihmuar Repartet dhe formacionet armike e bashibuzuke kur shkonin nder krahina per te leftuar partizanet.
Mbas shlirimit te Shqiperise te tmeruar nga Pushteti ne dore te popullit, hidhet me egërsi dhe me terbim kundra popullit dhe pushtetit. Me qellim qe te godasin Pushtetin ma me force ja fillojne organizimit te tyre permrenda klerit katolik nën kryesin e Monsinjor Gjinit. Dom Nikoll Dedes, Pader Mati Prendushit, Monsinjor Volaj e tjere krere klerikale. Organizimin e tyre e fillojne duke e transformuar gjithe klerin katolik ne nje organizate fashiste te quajtur Demokristjane.
Zgjedhin Komitetin Qendror me elementat e siperpermendur si Monsinjor Gjinin, Volaj, Dom Nikoll Deden, Pader Mati Prendushin e tjere si dhe civilat Zef Haxhin me shok. Me vendimet e Komitetit Qendror kane specifikuar formimin e Komiteteve dhe N/Komiteteve te kësaj Organizate nder famullia te ndryshme nder krahina. Lidhjen me t’arratisure brenda dhe jashte Shtetit si dhe me c’do organizate teroriste brenda Shtetit. Lidhjen me Imperialistat e huej dhe me c’do armik te vendit tone.
Kordinimin e luftes kunder Pushtetit me c’do kundërshtar te pushtetit. Te gjitha keto vendime te pandehurit i kane vene ne zbatim duke u lidhur me t’arratisurit, duke derguar memorandume imperialisteve te huej. Formuan Komitetin e Perbashket te Organizates terroriste per Shkodren, duke u perfaqesuar ne kete organizate nga Dom Nikoll Deda. Kane zhvilluar propagande te gjere per formimin e kryengritjes kunder Pushtetit (karakteristike) përpjekja e 9 shtatorit 946.
Nga te pandehurit Zef Haxhia ka qene Antari Komitetit Qendror te Demokristjanes, ka trathetue besimin e popullit si perfaqesues ne Kuvendin Popullor duke u lidhur me organizatat teroriste fashiste e profesioniste te cilat ishin per rrezimin me dhune te Pushtetit Popullor. Faje keto qe parashikohen prej nenit 2 e 3 pikes 1, 2, 4, 6, 7, 8, 14 te Ligjit 372.
Ne procedimin e zhvilluar faqe te pandehurve.
Prokurori Ushtarak ka kërkuar qe te pandehurit te cilësohen fajtor si mbas neneve 2 e 3 pikes 1, 2, 7, 8, 14 te Lishit 372 dhe ne baze te nenit 4 po te kësaj ligje ka kërkuar denimin e te pandehurve si vijon: Per Monsinjor Frano Gjinin, Dom Nikoll Deden, Pader Mati Prendushin dhe Dom Tom Lacen me VDEKJE. Per Pader Gjon Kermen me 20 vjet privim lirie, pune te detyruar.
Per Ndoc Sahatcin me 15 vjet privim lirie pune te detyruar.Per Pader Mehill Miraj me 10 vjet privim lirie e pune te detyruar.Per Zef Haxhin dhe Dom Nikoll Shelqetin me nga 5 vjet privim lirie e pune te detyruar. Per Zef Pllumin me 3 vjet privim lirie e pune te detyruar.
Mbasi ndegjoi fjalen e fundit te te pandehurve.
Gjykata mbasi shqyrtoji aktet dhe bisedoji ceshtjen konstaton se: Sikunder u provua gjat zhvillimit te gjyqit, kleriket katolik ne Shqiperi dhe sidomos keta te pandehurit kane qene gjithe armiq te popullit, te cilet e kane shtypur vazhdimisht ne c’do regjim, ne c’do kohe duke rojtur keta ne kurris te popullit me nje jetese plotrehatshme, ndersa populli vuante te zezat e ullirit dhe sidomos elementi katolik ne pjesen e Veriut te Shqiperise dhe vecanerisht Malesite.
Te pandehurit klerike kane qene t’atille qe ne c’do kohe e c’do rregjim nxirrnin njerëzit e tyre adapt per te bashkëpunuar me t’a, ndersa pjesa tjeter punonte me popullin gjoja per pune fetare, por ne te vertete ata mashtronin popullin me veladonin e tyre duke e lene krejt ne prapambetje dhe injorance ne c’do sektor dhe per kete veper kaq te poshter jane pergjegjes direkt te pandehurit.
Kleri katolik qysh ne kohen e Turqise asht munduar t’a percaj popullin shqiptar dhe i ka hedhur ne lufte njeren fe me tjetren. Ne kohen e Austro-Hungarvet kane qene te lidhur ngusht me t’a, vegla te tyre, punonin per imperializmin Austro-Ungarez per te qëndruar ne vendin t’one jo si okupator qe ishin ne te vertete por si çliruesa, prej te cilvet subvencionoheshin mire.
Mbas shkatërrimit t’ imperializmit Austro-Hungarez, kleri mbasi pa patron dhe per kete kishte nevoj te madhe, pse pa te nuk do te kisht subvencione. Per kete u lidhe me nje here me imperializmin Italjan pa vones nga ana tjeter axhent te tyre d.m.th klerik te ndryshem nga keta mbanin njekohsisht lidhje edhe me padron te tjere si me imperialistet Jugosllave, me regjimin e Zogut e te tjere qe benin subvencionoheshin edhe nga keta. Kleri reaksionar ne Shqiperi, sidomos te pandehurit me nje here mbas lidhjes me imperialistet Italjan jane vene ne sherbim te tij. Ne Shqiperi qysh prej kohe ishin axhentat e Italis fashiste si Meloni, Jakomoni e te tjere me te cilet kleri mbante lidhje te vazhdueshme dhe merrte subvencionet, pervec lidhjeve qe kishte e mbante me Vatikanin.
Monsinjor Volaj e Pader Rrok Gurashi, nga armet e gjetura, nga opinioni publik dhe nga krejt vazhda e tradhtis tyre qysh shume vjet ma pare, duke qene krye te tradhetis ne c’do kohe e ne c’do rregjim, ka qen si kryesor e shkaktar per c’do poshtërsi kleri katolik reaksionar, tradhtie dhe vepra keto qe kan damtuar rende interesat e popullit dhe te Pushtetit tija, si gjate luftes Nacional Clirimtare dhe mbas Clirimir,
kur populli i esht vene punes per rindërtimin e Shqiperise se re per t’i siguruar vetes jete ma te mire, me te lumtur, dhe ma te begatshme. Si te tilla shume te damshme dhe te rrezikshme per popullin e Pushtetin konsiderohen faje penale te parashikuara nga nenet 2,3 pikes 1, 2, 3, 4, 7, 8, 9, 10, 14 dhe nene te nenit 4 po te kësaj ligje gjykata mbasi shikoj te kaluaren, t’ardhshmen dhe rezikshmerin qe i paraqesin shoqeris, me vota te perbashketa, njeserisht ne kundërshtim me kerkesen e Prokurorit vendosi denimin e tyre si vijon:
Per te pandehurit: Monsinjor Frano Gjini, Pader Mati Prendushi, dhe Dom Nikoll Deden nga Shkodra me Vdekje dhe me humbjen e te drejtave politike dhe civile pergjithmone, dhe me konfiskimin e pasuris tundshme dhe te patundshme.
Per te pandehurin: Dom Tom Lacen nga Shkodra me privim lirie e pune te detyruar per jete, dhe me humbjen e te drejtave politike dhe civile pergjithmone dhe me konfiskimin e pasuris tundeshme dhe te patundshme.
Per te pandehurit: Pader Gjon Kermen, dhe Dom Ndoc Saharcin me nga 15 vjet privim lirie e pune te detyruar, dhe me humbjen e te drejtave politike dhe civile per 5 vjet kohe, dhe me konfiskimin e pasurise tundshme dhe te pa tundshme.
Per te pandehurin: Pader Mhill Miraj me 7 vjet privim lirie e pune te detyruar, dhe me humbjen e te drejtave politike dhe civile per 5 vjet kohe, dhe me konfiskimin e pasuris tundshme dhe te patundshme.