MURIQAN, FLUKS EMIGRANTËSH TË PALIGJSHËM NË KUFIRIN SHQIPTAR

Gjashtëmujori i parë i 2018-ës ka njohur fluks në rritje të emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar kufirin shqiptar, ndërsa në pikat kufitare ka mungesa në logjistikë. Shteti shqiptar nuk ka kapacitetet për të ushtruar kontrolle në të gjithë kufirin e gjelbër”.

 

Konkluzionet janë bërë të ditura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pas monitorimit dyditor në të gjitha pikat kufitare të vendit. Konkluzionet paraprake të Komitetit Shqiptar të Helsinkit theksojnë se kapacitet infrastrukturore në pikat kufitare janë të kufizuara, ndërsa vihen re mungesa në personel ku përkthyesi, psikologu apo mjeku nuk janë pjesë e organikës.

 

Konkluzioni përfundimtar i tyre është se, shteti shqiptar nuk ka kapacitet e trajtimit të një fluksi të madh klandestinësh.Eria Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pohoi për median se policia kufitare nuk ka dhënë informacion për shifrën e saktë të emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Shqipëri nga kufiri grek.

 

Ndërsa janë konstatuar shkelje nga të dyja palët greke dhe shqiptare në respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe personave të tjerë që kalojnë kufirin.Pesë refugjatë sirianë u ndaluan një ditë më parë nga policia në lagjen “Perash” në qytetin e Shkodrës.

 

Shkodra përdoret si qytet tranzit nga refugjatët e vendeve të luftës për të kaluar drejt vendeve të Europës, duke shfrytëzuar dy pikat e kalimit kufitar, atë të Muriqanit dhe Hanit të Hoti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME