Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendos në rrethrrotullim, në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit.
Këtë lajm për Portalin Ul-info e vërtetoi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u tua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.
Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar. Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.
Përndryshe, ai në Ulqin kishte shtëpinë, të cilën pas vdekjes së tij në vitin 1468 e trashëguan kushërinjtë e tij.