Vllaznia U-19 prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe njëkohësisht edhe për takimet Ligës së Kampioneve. Gjatë këtyre ditëve stërvitja nuk është e lehtë dhe me ngarkesa të reduktuara por në vazhdim do të bëhet vijë duke u shtuar dhe do të jetë më e plotë.
Trajneri Luan Zmijani në një prononcim për mediat ka folur për përgatitjen që po zhvillojnë dhe se gjërat duken mirë megjithatë e rëndësishme është që të kapet sa më shpejt ritmi I duhur dhe skuadra të bëhet gati për ndeshjet Uefa Youth League.
Ndërkohë, I pyetur në lidhje nëse skuadra e tij për në këtë kompeticion do të ketë nevojë për përforcime ai shprehet se ekipi është i plotë. Natyrisht që objektivi i tyre parësor është kalimi i turit të parë në Ligën e Kampionëve ku gjithçka varet nga emri I kundërshtarit që do të dalë nga shorti.
Ndeshja e parë do të luhet në gjysëm të shtatorit ndërsa ajo e kthimit në fillim të tetorit ku deri atëhere 19 vjeçarët kuqeblu kanë kohë në dispozicion të përgatiten maksimalisht.