Vrojtuesit e një subjekti në plazhin e Velipojës kanë shpëtuar nga mbytja këtë 35 vjecare që shihni në foto.Vajza pasi kishte hyrë në ujrat e Adriatikut disa metra larg bregut atë e ka kapur ngërçi, duke pirë për pasojë një sasi të konsiderueshme uji dhe ka rrezikuar mbytjen.
Menjëherë rojet e plazhit Nikolin Sterkaj dhe Elsamed Beqiri kanë ndërhyrë në kohë derisa arritën që ta ta nxirrnin ne breg turisten dhe pas dhenies se ndihmes se pare gjendja e personit ne rrezik eshte normalizuar dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jeten.
Ndërkohë një 4 vjecare e quajtur Lola nga Kosova rrezikoi që të mbyten në një pishinë në Velipojë.
Fatmirësisht njëri prej vrojtuesve të plazhit ka arritur që ta nxjerrë vogëlushen nga pishina. Siguria e pushuesve në plazhin e Velipojës është ende në diskutim. Sezoni turistik pothuajse është
drej fundit dhe i gjithë brezi i rërës i zaptuar nga subjektet private ofron qëndrim por jo siguri për pushuesit.
Çdo subjekt privat duhet të ketë dhe një vrojtues plazhi, ndërsa kullat e vrojtimit duhet të jenë në çdo 200-250 metra plazh. Për fatin e keq në
Velipojë janë vetëm 2 subjekte që ofrojnë shërbim me vrojtues plazhi. Përgjegjësia për
sigurinë e jetës së pueshuesve mbetet jetime dhe gjithësecili duhet të rrisë kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve për tu dhënë ndihmën e parë.
StarPlusTv