AKEP shkel Ligjin, Organizatat jo qeveritare detyrohen të lënë disa domaine në hapësirën .AL

AKEP ka bërë disa ndryshime në Rregulloren nr. 2 datë 21 02. 2008 “Për regjistrimin e emrave të domaineve nën.al dhe nëndomainet.gov.al” duke miratuar ndryshimet me Vendim Nr 41 datën 04. 06. 2018.

Sipas drejtoreshës së Open Data Albania Aranita Brahaj, këto ndryshime bien ndesh me Ligjin, tejkalojnë kompetencat e Institucionit dhe mbi të gjitha krijojnë kufizime të cilat sipas Kushtetutës Shqiptare mund të bëhen vetëm me Ligj.

“Rregullorja krijon në kontekst për censurë duke detyruar subjektet përdoruese të domaineve.al të kufizojnë numrin e domaineve nën përdorim.

Organizata jonë ka mbi 20 domaine ku promovohen katalogë dhe të dhëna të hapura e transparente. Me rregulloren (të miratuar në tejkalim të kompetencave) AKEP vendos që çdo individ të ketë vetëm 5 domaine nën zotërim dhe subjektet maximumi 15. Ky kufizim nuk mund të bëhet me rregullore, pasi kushtetuta thekson që kufizime të tilla bëhen vetëm me ligj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME