Komunikata e Vllaznisë: Asnjë konflikt me Vucajn, nuk i kemi asnjë detyrim

Pas lajmeve të publikuara për hedhjen e Vllaznisë në gjyq nga futbollisti Erjon Vucaj, ka reaguar klubi shkodran përmes një komunikate për shtyp.

Në të sqarohet se lojtari nuk është penguar të largohet dhe përpos kësaj, nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj tij. Ja komunikata e plotë e kuqebluve:

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. sqaron opinionin futbolldashës lidhur me pozicionin e tij në marrëdhënien me futbollistin Erjon Vucaj:

– Futbollsti Erjon Vucaj ka patur një kontratë me KF Vllaznia sh.a., me të drejtë rishikimi në mes palëve për vazhdimin ose jo edhe për një sezon, në mbyllje të kampionatit 2018- 2019.

Në zbatim të një klauzole të kësaj kontrate, Vucaj ka njoftuar Klubin në mars 2018 se nuk dëshiron ta rinovojë.

Vucaj është lojtar i Vllaznise dhe madje pas mareveshjes se arritur me Vucaj per huazim, ai ka luajtur edhe me Luftëtarin në Kupat e Europës.

– KF Vllaznia sh.a. nuk ka asnjë detyrim financiar apo të ndonjë lloji tjetër ndaj futbollistit Erjon Vucaj. Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe vetë futbollisti, i cili ashtu siç edhe pjesa tjetër e ekipit, është njoftuar në kohë për sanksionet e vendosura në mbeshtetje të Rregullores së Klubit për rënien nga Superliga.

– Është e drejta e Vucajt t’i drejtohet Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, por e konsiderojmë të panevojshme, të paktën sa i takon marrëdhënies së tij me KF Vllaznia sh.a, sepse ne nuk kemi asnjë konflikt me kete futbollist apo çdo futbollist tjetër.

Jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha rastet kujtojmë se prioritare janë interesat e KF

Vllaznia sh.a., të cilat jemi të vendosur ti mbrojmë me të gjitha mjetet ligjore në FSHF, UEFA apo edhe FIFA.
KF Vllaznia

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME