Kjo e premte ka sjelle alternime vranesirash të cilat priten të gjenerojnë në shira të dobët në shumicën e qarqeve të vendit. Sipas IGJEUM pas mesditës vranësirat do të fuqizohen duke sjellë shira mesatarë dhe lokalisht intensivë kryesisht në Kukës, Korçë dhe Gjirokastër.
Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.
Temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit por mesdita sjell një rënie të lehtë me 1-2°C kur pritet maksimumi 36-37°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në mbrëmje, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë. Mbrëmja përmirëson dukshëm motin në pjesën më të madhe të vendit.
Parashikohet që 10-ditëshi i dytë i gushtit të sjellë temperatura normale të muajit, vlera 32 – 33 gradë C.
Pritet që muaji gushti 2017 të mbetet i thatë, por do të ketë 2 – 3 ditë me reshje të pakta. Krijohet mundësia për shira të pakët, por jo në të gjithë territorin në datat 6 – 8 gusht, ndërsa rritet mundësia për shira në datat 10 – 12 gusht.