Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj.
Prokurori Dollapaj ka qënë vetë i pranishëm në seancë, pa praninë e avokatit përballë trupës gjykuese, e cila përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, të cilëve u ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë.
Sipas raportit të sjellë nga ILDKPI, Dollapaj rezulton se ka pasuri të justifikuar dhe të deklaruar.
Në hetimin e thellur të KPK-së, Dollapaj rezulton se ka si pasuri të tij një apartament me sipërfaqje 76 m2 në Bajram Çurri; një shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2 në Selitë të vogël me vlerë 9 milion lekë; shtëpi banimi në ndërtim e sipër në Valbonë dhe dy llogari bankare. Gjithashtu rezulton se ka edhe një kredi prej 5 milion lekësh.
Lidhur me shtëpinë në Tiranë të blerë në vitin 2011, prokurori ka deklaruar si burim financiar kursimet personale dhe një hua nga kunati prej 25 mijë dollarësh.
Si përfundim, deklarimet dhe provat e vëna nga subjekti janë korrekte përfshi edhe një leje legalizimi për shtesë kati prej 123 m2 në shtëpinë e blerë në vitin 2011. Të dhëna që konfirmohen edhe nga zyra e legalizimit.
Prokurori Dollapaj ka deklaruar gjithashtu se motrat që jetojnë në Amerikë i kanë dhuruar gjithsej 7 mijë dollarë në disa vizita që i ka bërë gjyqtari.
Edhe DSIK ka kryer hetimin e saj përsa i përket anës së figurës duke dalë në përfundim se Dollapaj është i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.