TREGU RUS DREJT PËRFUNDIMIT, TREGTARËT TË ZHGËNJYER

Baltës, pluhurit dhe vëshirësive të tregtimit për vite më radhe ,në tregun Rus të qytetit të Shkodrës mesa duket I erdhi fundi. Sic shihet nga pamjet investimi prej 10 milione lekësh të reja per rehabilitimin dhe sistemimin e merkatos , punimet e të cilit filluan që në muajin prill janë drejt përfundimit.

 

Tendat janë vendosur tashmë dhe brenda pak kohesh gjithcka pritet të jetë gati .Por sa te kënaqur janë tregtarët nga këto punime ? A ishte ky investimi që ata kërkonin prej kohësh? Këtyre pyetjeve I përgjigjen më së miri ata me një fjalë, “më dobët nuk ka ku shkon” .

 

Merkata e rusit numëron 50 njësi tregtarësh të fruta perimeve dhe bulmetit të cilët janë permanent në ato pozicione të merkatës, nga ku u duhet të qëndrojnë përgjatë gjithë vitit.

 

Sipas tyre punimet nuk janë kryer sic duhet duke ndikuar negativisht si në stinën e dimrit ku I gjithë shiu depërton në tenda pasi pjesa e mbulesës është shumë e vogël, ashtu dhe në stinë e verës të cilat depërtojnë diellin duke u bërë të paqëndrueshme.

 

Një investim aq I kushtueshëm aq sa I dëshjirueshëm për tregtarët e rusit nuk duhet të realizohej në këtë formë. Mëgjithatë kjo nuk është hera e parë që në qytetin tonë punimet nuk zhvillohen në mënyrën e duhur.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME