Edhe pse tek skuadra e Vllaznisë duket se kanë marrë pushimet me kohë të plotë pasi deri më tani akoma nuk është bërë as emërimi I drjetorit sportive apo dhe trajnerit të skuadrës për nisjen e punës. Në faqen zyrtare të Vllanzisë kanë publikuar një listë me kandidatët për postet e lartpermendura.
Në listën për trajner ka disa emra të njohur si Edi Martini, Hasan Lika apo edhe Baldo Ranieri ku ky i fundit mund të rikthehet pas një mungese disa vjeçare ku gjatë kësaj periudhe nuk ka nguruar asnjë herë të shpreh dëshirën e tij për tu rikthyer sërish në drejtimin e kuqebluve.
Ndërkohë përveç rolit të trajnerit “audicionet” janë hapur edhe sa i përket drejtorit sportive të klubit shkodran. Për këtë post tre janë kandidatët në listë si Agim Canaj, Alban Neziri dhe Ergin Firat ku ky i fundit po provon shansin në të dy postet duke qenë se ka dorëzuar një “CV” edhe si trajner.
Në ditët në vijim, kryesia e klubit shkodran do të përzgjedhë trajnerin dhe drejtorin sportiv që do të jetë pjesë e Vllaznisë në Kategorinë e Parë dhe që do të ketë për detyrë të ngjisë skuadrën në Superiore brenda sezonit. Ndërkohë në postimin e KF Vllaznia shkruhet se “Përzgjedhja e mësipërme është bërë bazuar në CV-të e depozituara dhe në projektet e paraqitura nga secila kandidaturë.
KF Vllaznia falenderon të gjithë ata që u shprehën të gatshëm të kontribuonin pranë Klubit, ndërsa në ditët në vijim do të ketë sërish komunikim për ecurinë e procesit të përzgjedhjes së drejtorit sportiv dhe trajnerit.