Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar një sasi prej 11.615 ton birrë. Bllokimi i kësaj sasie birre është bërë në pikën kufitare të Hanit të Hotit, nga ku është tentuar të kalonte në tokën shqiptare.
E gjithë sasia e kësaj birre të bllokuar vinte me vend origjine nga Meksika dhe Estonia, ndërsa destinacioni final ishte kryeqyteti, Tirana.
Arsyeja e bllokimit të kësaj sasie të konsiderueshme birre ishte afati i skandencës, i cili ishte pas katër muajve. Sipas legjislacionit shqiptar, të gjithë produktet e eksportit të konsumit që hyjnë në tregun vendas duhet të kenë një afat minimal skadencë jo më të ulët se gjashtë muaj.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje të gjithë oeratorëve të biznesit që të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që të gjithë produktet që vijnë nga eksporti të jenë sipas rregullave ligjore.
AKU, përgjatë muajve të verës ka shtuar ndjeshëm kontrollet në të gjitha pikat hyrëse të doganave në Shkodër, në mënyrë që të garantohet konsumatori shkodranë dhe jo vetëm.