E kush nuk e njeh mjekun e shkëlqyer sportiv por edhe njeriun e mrekullueshëm, shkodranin tipik qytetar e të civilizuar Zyhdi Çoben.
Te gjithë ata që jane marrë me sportin e futbollin në veçanti të flasin me superlativa per këtë njeri duar-artë e të pa përtueshëm, profesionist model e mbi të gjitha një shok e mik i mirë e i rrallë.
Dhe puna e fama pozitive e Doktor Zydisë siç i thërrasin me aq respekt e konsideratë shkodranët e tij të dashur ..ka vite e vite që është ngjizur pa zgjidhshmërisht me qindra e qindra ngjarje futbollistike gjurmëlënëse jo vetëm të Vllaznisë..skuadrës së tij besnike e të zemrës, por edhe të ekipeve tona Kombëtare..
Zyhdija e nisi dashurinë e tij me sportin që në rininë e tij ë hereshme..teksa në mes vitet 60 e deri ne mesvitet 70 do te ishte në ndër basketbollistët titullarë të Vllaznise së Shkodrës ku printe aso kohe i famshmi, Renato Radoja.
Por krahas sportit Zyhdiu vazhdoi studimet e larta ne Universitetin e Tiranës ku ju përkushtua mjekësisë, e ku me pas u koncentrua në Mjekësinë Profesioniste Sportive.
Edhe sot Doktor Zyhdia edhe pse 74 vjeçar, ku gati 45 vite i përkasin profesionit te tij të Mjekut Sportiv, të detyron ta admirosh me përkushtimin e seriozitetin e tij, me korrektesën e profesionalizmin perfekt por mbi të gjitha edhe për atë shëndet e fizik te lakmueshëm
aq sa e ke te vështirë t’ia besosh dot moshën e sidomos t’ia besosh vitin e tij të lindje, atë vit të larget të 1943.
Jo më kot në një bisede timen me disa miq te mij të hershëm sportistë e trajnerë në vite të ndryshme rastin e Doktor Zyhdise e kam krahasuar me atë të një vazhduesi besnik, të të pa harruarit e të mrekullueshmit tonë Ali Kastrati.
Po, po nuk e teproj hiç kur them se Zyhdi Çoba i Shkodrës e i tërë Shqipërisë është një tjetër Ali Kastrat i historiseë së sportit shqiptar.
Kam patur fatin e kenaqësinë profesionale të kem qenë shumë herë pranë Doktor Zyhdisë.Ne sa e sa aktivitete sportive e kryesisht futbollistike, brenda e jashtë vendit.
Në Shkodër por edhe në disa qytete te tjera të Shqipërisë dhe kam parë e ndjerë nga pranë respektin dhe konsideratën qe ka gjithkush për këtë njeri sa te thjeshtë e punëtor aq edhe fjalë pak e të përkushtuar si rallë kush në zanatin e tij.
E kam mik të mirë e të hershëm Doktorin e mrekullueshëm sportiv të Shkodrës ose thënëndryshe njërin prej Ikonave të gjalla teë historisë së sportit të këtij qyteti dhe për këtë ndihem vërtetë mirë e me fat.
Prej se largu, Doktor Zyhdija të uroj e dëshiroj tana t’mirat, ty personalisht por edhe familjes së respektuar Çoba, njërës prej familjeve shumë sportive të Shkodres ndër dekada.
Kjofsh kurdoherë ky që ke ken, njeri i rinisë së perjetëshme.
Respekte e perqafime me mall e konsideratë të veçantë per puneën tënde te jashtëzakoneshme në të mirë të sportit shqiptar e atij shkodran në veçanti.
Adriatik Riza Dosti