Nermin Memic humbi njërin krah gjatë një aksidenti, e pavarësisht kësaj ai nuk u dorëzua kurrë. Memic mori pjesë në garën më të rëndësishme për jetën e tij. Këtë verë, ai ishte përfaqësuesi i parë i Bosnje Herzegovinës në kampionatin e Lojërave Mesdhetare. Edhe pse me aftësi të kufizuar, ai garoi kundër konkurentëve.
“Dhe ta mendosh që këta janë njerëz që I kanë të gjitha gjymtyrët”, thotë ai. Gushti i 2016-es ishte dita që ndryshoi jetën e Nermin Mumic pas kamioni që ai po ngiste kishte rrëshqitur nga reshjet e shiut të verës dhe ishte aksidentuar.
Nermin nuk e kujton shumë në detaje aksidentin ai di vetëm që kamioni rrëshqiti dhe policia e gjeti atë të varur jashtë kampionit. Mjekët i dhanë një mundësi për të mbijetuar, duke i prerë krahun 26 vjeçarit. Pas dy javëve ai u zgjua nga koma dhe kuptoi se kishte humbur një gjymtyr dhe në vend që të humbte shpresat për jetën, nisi të stërvitej në pishinë ku takoi Amel Kap, trajner noti, dhe kështu vendosi të marrë pjesë në një garë noti. Ai fitoi Medaljen në Lojërat Mesdhetare.
Me të vërtetë, nuk ishte aspak e pritur, thotë ai, sepse kundërshtarët e mi janë notuar që e ushtrojnë këtë sport prej 10 vitesh ose më shumë ndërkohë vetë Nermin Memic ka rreth një vit që e praktikon dhe merr pjesë në gra noti. Nermin Memic e përmirësoi rezultatin e tij më të mirë për gati 10 sekonda dhe vendosi rekordin kombëtar.