UEFA ka vendosur të organizojë një turne të ri për kombëtaret i cili do të mbajë emrin “Nations League” dhe do të zhvillohet çdo dy vjet ku pjesëmarresë është edhe Shqipëria.
“Nations League” do të zhvillohet nga shtatori deri në nëntor 2018 dhe turneu final me 4 kombëtare do të zhvillohet në qershor të vitit 2019. 56 kombëtaret pjesëmarrëse të UEFA-s do të ndahen në 4 liga, pra turneu do të funksionojë si kampionat.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur kundërshtarët e saj në UEFA Nations League të cilat janë Skocia dhe Izraeli, ndërkohë janë mësuar edhe datat e ndeshjeve për grupin e parë, në divizionin C ku kombëtarja kuqezi bën pjesë. Ndeshje e parë për Shqipërinë do të mbahet në datën 7 shtator në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen e UEFA Nations League, Shqipëri – Izrael. Në faqen zyrtare të FSHF-së në ëebsitin e tyre eshte publikuar lista e çmimeve per secilen kategori te cila variojnë nga 1000 lekë deri në 18.000 lekë të vjetra në zonën VIP.