IZMIR SMAJLAJ E MBYLL NË VENDIN E GJASHTË EUROPIANIN

Atleti shkodran Izmir Smajlaj është renditur në vendin e gjashtë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

 

Finalja e garës të kërcimit së gjati është zhvilluar pasditen e së mërkurës dhe është shoqëruar me një rivalitet të fortë. Smajlaj ka arritur të kërcejë 7.99 m dhe me të, është renditur në vendin e gjashtë në kontinent.

 

Atleti kuqezi realizoi 3 nga 6 provat që kishte në dispozicion, për një moment ishte edhe i katërti, por podiumi mbeti një tabu për shkodranin. Gara e Smajlajt nis me një faull, më pas kërcen 7.83 metra, 7.73 metra, faull, 7.99 metra dhe në fund mbyllet sërish me një faull.

 

Pikërisht kërcimi i pestë ishte më i miri për shkodranin, thuajse në limitet e rekordit të tij (8.08 metra). Ndonëse nga Smajlaj pritej diçka më shumë në këtë Europian, ai nuk arriti ta kapë kufirin e 8 metrave, ndërkohë që rezultati i finales ishte më i mirë se ai i baterive eliminatore (7.71 metra), dy ditë më parë.

 

Por ka qënë vetë atleti shkodran që në një postim në FaceBook ka shprehur pakënaqësit e tij duke akuzuar madje edhe për manipulime. Smajlaj në postimin e tij shkruan:

Te nderuar miq,
Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale. Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat ( mund te shikoni videon per te pare te verteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qene te verteta asnje prej tyre ). Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte per te gjithe, me demtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave te mbyllura aktual, si dhe me demtoj moralisht qe te isha ne zonen e medaljeve kete vit. Une, si atlet dhe bashke me “Federaten Shqiptare te Atletikes”, kemi denoncuar kete rast ne institucionet perkatese si ne IAAF, dhe gjate kohes po behen verifikimet e duhura. Shpresoj me te miren! Ju falenderoj e ju premtoj qe ne vazhdim do te ngjitem ne podium ne cdo kampionat per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret!

Kështu, pa medalje dhe me një vend të gjashtë mbyllet gara e Izmir Smajlaj në këtë Europian, një rezultat i mirë për kampionin e Europës së sallave të mbyllura një vit më parë. Ndërkohë, më 10 gusht do të garojë në bateritë eliminatore të garës së 3000 metrave me pengesa atletja Luiza Gega.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME