VLLAZNIA HARRON VLLAZNIN , PUSHIMET VAZHDOJNË…

Në një kohë kur të gjitha ekipet shqiptare kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik tek ekipi I parë I Vllaznisë vijojnë të mbeten në gjumë. Është vetëm Akademia ajo që ka nisur stërvitjen prej rreth dy javësh ndërsa tek ekipi I parë prej shumë kohësh përveç emërimit të administratorit dhe shpalljes së vendeve të lira për drejtor sportiv dhe trajner asgjë tjetër nuk ka ndodhur.

 

Në fakt tek ekipi kuqeblu duhej që puna të kishte nisur prej disa kohësh sa I përket përgatitjeve si dhe afrimeve për ndërtimin e skuadrës për në sezonin që do të startojë në muajin shator por Vllaznia në këtë pjesë nuk ka asgjë gati. Shpresat duken të vakëta përsa I përket qëllimit për tu rikthyer në Superiore duke marrë parasyshë që tek kjo skuadra mesa duket vijojnë të shijojnë pushimet verore.

 

Kështu Vllaznia gjendet e rrethuar nga problemet nga të gjtha anët me lojtarë që duan të largohen, pa trajner e staf teknik kjo është pasqyrimi I mjegullt I skuadrës më të vjetër të futbollit Shqiptarë ku mesa duket nuk janë akoma gati të mbledhin forcat dhe të riorganizojnë skuadrën kuqeblu. Në një nga prononcimet e tij administrator Suad Lici ka pranuar pozitën e vështirë në të cilën ndhet skuadra shkodrane dhe koha që po humbasin duke mos bërë asgjë.

 

Lici është shprehur se e dimë se jemi vonë në aspektin sportiv por shpresojme ta rikuperojmë sa më shpjet. Ai ka shtuar se nuk do të vonohen më shumë dhe se do të zyrtarizojnë shumë shpejt edhe emrat e drejtuesve por kjo si diçka që do të marrë akoma kohë duke marrë parasyshë se shumë emra kanë dalë si favorit për në postet e trajnerit dhe drejtorit sportive por deri më tani akoma asgjë.

 

E pavarësisht të gjithave ajo që do I vuaj të gjitha pasojat e këtyre vonesave do të jete vëtëm skuadra e Vllaznisë ku fati I të cilës akoma nuk dihet si do të jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME