VOLEJ, VLLAZNIA E FEMRAVE PRITET TË NIS NJË SEZON NDRYSHE

Sezoni I kaluar ka qenë krejtësisht për t’u harruar për ekipin e volejbollit të femrave të Vllaznisë I cili nuk arriti të futet në zonën e plej- ofit. Por ndryshimet në drejtimin e tij, duket se kanë ndikuar për mirë dhe kjo pritet të reflektojë edhe në rezultatet e sezonit të ri.

 

Pa lënë mënjanë faktin se shumica e vajzave pjestare të këtij ekipi janë në moshë të re dhe sivjet kanë edhe një vit më shumë eksperiencë, çka do të thotë një kontribut më I madh në fushën e lojës. Trajneri Mark Kroqi që ka marrë drejtimin e kësaj skuadre bashkë me kolegun e tij Adrian Mikopli, kanë nisur një punë shumë serioze ku mbi të gjitha kanë vënë theksin tek disiplina sportive.

 

Ky element konsiderohet shumë I rëndësishëm në mbarëvajtjen e ecurisë së një ekipi dhe pritet të japë efektin e vet edhe në rezultatet e tij.
Bashkë me pjesën tjetër të vajzave që kanë qenë edhe më përpara pjesë e tij, tashmë janë bashkuar edhe 3-4 të tjera që vijnë nga ekipi I të rejave kampion në fuqi I vendit.

 

Kjo ka bërë që të shtohet rivaliteti duke qenë një garanci më shumë në rritjen e performancës së secilës prej vajzave. Nëse sezonin e kaluar Vllaznia e volejbollit të femrave nuk ia doli të renditet në mes katër më të mirave të kampionatit, por në kampionatin e ardhshëm pretendimet do të jenë krejt të tjera.

 

Jo vetëm që ekipi do të futet në zonën e plej-ofit por do të synojë edhe më shumë. Trajneri Kroqi e ka bërë të qartë se brenda dy vitesh ky ekip do të shndërrohet në një ekip pretendent për fitimin e trofeve të volejbollit shqiptar.

 

Të gjithë treguesit flasin në favor të arritjes së këtij objektivi dhe mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë vërtetë kështu apo jo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME