MYFTIU I TIRANËS ME FLAMURIN KOMBËTARË NË SHESH

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka mbajtur fjalën e tij përpara mijëra myslimanëve që po faleshin në Sheshin Skënderbej, duke ju drejtuar besimtarëve me thirrje për dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet.

Në fund, për të thënë se sheshi Skënderbej është simbol i bashkimit, Myftiu i Tiranës shpalosi një flamur kombëtar, duke thënë se të gjithë myslimanët duhet të kenë mision lartësimin e tij.

Në një urim për besimtarët, kryetari i KMSH-së, H. Skënder Bruçaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari në mënyrë që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

Me mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbej. Besimtarët janë mbledhur që në orën 05:30 për faljen e Namazit dhe më pas kanë falur Bajramin në orën 07:00.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME