Një kishë në Waterbury të Konektikatit në Amerikë është vjedhur të dielën në darkë, teksa hajduti ka marrë disa pajisje elektronike me vlerën e 4000 dollarëve.
Policia tashmë disponon videon e hajdutit dhe është në ndjekje të tij. Ai mori nga kisha kamera, monitorë dhe mikrofonat që besimtarët i përdornin gjatë lutjeve.
Sipas “News8” hajduti është larguar duke lënë një shënim, teksa u bënte thirrje besimtarëve që të luteshin për të.
“Arsyeja që u lutëm është se ne e kuptojmë që ai ka një problem. Nëse nuk do të kishte atëherë pse do të vinte në një kishë për të vjedhur?”-u shpreh Craig Smith, një anëtar i kishës.