“Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që …”/Thëniet më të Bukura Turke

Turqia është një komb me të cilin na ka lidhur rrjedha e historisë, mes luftrash, pushtimesh e deri tek rekrutimi i shqiptarëve për t’i vënë në postet më të larta drejtuese të shtetit të tyre, ministra, kryeministra, vezirë, gjeneralë etj.

Sado i prishur të jetë drejtpeshimi historik, përplasja e rrymave kulturore të të dy vendeve nuk ka sesi të mos ketë lënë gjurmët e veta me anë të shkëmbimeve. Ne përdorim shumë fjalë turke në gjuhën tonë të përditshme, kemi respekt të ndërsjellë për besimet, përdorim frazeologjinë dhe ushqehemi me kuzhinën e tyre tradicionale.

Ai që fle me gjarpërin nuk bën të ankohet se e ka kafshuar.

Ajo që s’bëhet në ditën e vet nuk bëhet as për një vit.

Babai i dhuroi fëmijës një vresht të tërë, kurse ai s’i dhuroi atij as një kalavesh rrush.

Duhet sakrifikuar mjekra për të ruajtur kokën.

Edhe po dite një mijë gjëra, pyet atë që di qoftë edhe një gjë të vetme.

Kadiu është i shurdhër, myftiu është i verbër; per veten kujdesu vetë.

Mallkimi sillet e sillet e bie tek mallkuesi.

Mos merr borxh te pasaniku, as mos u bëj dorëzanë për të varfrin.

Në i thua mikut fshehtësi, dije se edhe ai ka miqtë e tij.

Nëse armiku është një milingonë, ti konsideroje si elefant.

Qengjin e ndarë nga tufa e ha ujku.

Rrëzohet i pasuri – ka qenë aksident, rrëzohet fukarai, ka qënë i dehur.

Ruaju nga ata që ju ke bërë mirë.

Sikur të nxirrej në ankand intelekti, secili do të blinte të vetin.

Veza e fqinjit ka dy të kuq.

Armiku që falet nuk zihet mik.

Fqinjin tënd duaje, por gardhin mos e hiq.

Ai që flet me ty për të metat e të tjerëve, me ata do të flasë për të metat e tua.

Gruaja pa vithe është si shtrati pa jastëk.

Jeta është një shkollë e papërfunduar, njeriu orë e çast mëson gjëra të reja.

Kur lulja ul gjethet, nuk kërkon falje por ndihmë.

Kur më gënjen një herë, fajin e ke ti, kur më gënjen përsëri, kam faj unë.

Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që betohet.

Para martesës femra është pikëpyetje, pas saj, pikëçuditëse.

Më e vështirë është të mbash një fjalë, se një fjalim.

Dashuria, kruajtja dhe kolla nuk mund të fshihen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME