Një buf i vogël është fotografuar duke falenderuar nënën e tij për darkën me një puthje të ëmbël në faqe.
Me barkun e mbushur plot, bufi ishte mirënjohës ndaj nënës së tij që e kishte gjithë ditën duke kërkuar ushqim për të voglin e saj.
Fotografi, Jeffrey Van Daele, kapi momentin e adhurueshëm një fshat në Kalmthout të Belgjikës.
43-vjeçari tha: “Unë kam ndenjur i fshehur për disa orë, gjatë këtyre orëve prindërit vazhdimisht sillnin ushqim për të vegjëlit”.
“Më i vogli po hante shumë shpejt kështu që unë bëra gati kamerën në mënyrë që të mos humbisja asnjë moment”.
“Në momentin kur ushqimi mbaroi, bufi i vogël u afrua dhe nëna e tij po shihte nga kamera”.
“Këto momente krijuan iluzionin e një puthjeje. Në fakt nëna është me fat që nuk humbi njërin sy”.