Jeta në ditët e sotme ka një ritëm shumë të shpejtë. Mund të duket e pamundur të realizoni ëndrrat tuaja.
Nëse keni një punë me orar të plotë dhe fëmijë, kjo është edhe më e vështirë.
Si mund të ecni përpara?
Nëse nuk e shfrytëzoni kohën tuaj siç duhet për të përparuar dhe për t’u përmirësuar, pa dyshim, koha juaj mund të humbë në vakumin e jetës së përditshme. Para se ta kuptoni, ju do të plakeni, duke pyetur veten se ku shkoi koha.
Siç ka thënë profesori Harold Hill: “Ju keni akumuluar aq shumë të nesërme sa do të kuptoni se nuk keni mbetur asgjë, veçse ditë të zbrazëta”.
Nuk ka rëndësi se sa i suksesshëm apo jo keni qenë në të kaluarën. Besimi, qartësia dhe qëllimi janë gjërat që ju duhet të përcaktoni dhe të ripërcaktoni çdo ditë.
Çdo ditë dhe ditë pas dite ju duhet të shikoni se ku jeni dhe ku keni qenë. Për pjesën më të madhe të njerëzve, mëngjesi i tyre fillon njësoj, ashtu siç ka qenë zakonisht, duke u përfshirë në një cikël të pandërgjegjshëm. Ata ngrenë telefonat e tyre, kontrollojnë aplikacionet dhe më pas nisin ditën e tyre. Trupi i tyre është bërë mendja e tyre dhe për shkak të përsëritjes trupi i tyre lëviz gjatë ditës në një mënyrë automatike dhe të pandërgjegjshme. Ju hani të njëjtat ushqime të pashëndetshme dhe e shpërqendroni veten në punë në të njëjtat mënyra.
Trupi juaj është një sistem kimik – dhe substancat kimike që lëshohen në organizëm prodhojnë emocione. Këto emocione janë të lidhura me kujtimet tuaja. Pra kur ju ngrini telefonin, trupi juaj kontrollon mendjen tuaj dhe kërkon dopaminën e cila është mësuar me këtë gjë.
Ja pse ndryshimi mund të jetë kaq i vështirë. Ndryshimi është gjithnjë emocional. Ju duhet të vendosni, me qëllim, se kush dëshironi të bëheni çdo ditë. Nëse ju nuk e merrni këtë vendim se kush doni të jeni dhe si do të veproni, trupi juaj do të kryejë të njëjtin cikël në kërkim të substancave kimike dhe gjendjes emocionale me të cilat është mësuar.
Në vend që të bëheni dikush ndryshe, ju duhet të bëni diçka ndryshe sot. Ju duhet të veproni në mënyra që janë më reflektuese të emocioneve që dëshironi të përjetoni në të ardhmen. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të zgjoheni dhe të vendosni se kush dëshironi të jeni dhe se si duhet të veproni.
Nëse nuk e nisni ditën tuaj me një qëllim, ju thjesht po mbijetoni. Koha juaj, pa dyshim, është duke ecur më shpejt se sa mund të dëshironi. Ju keni ngecur në të kaluarën. Ju keni ngecur në të njëjtat përvoja, emocione dhe motive për një kohë të gjatë.
Kjo nuk është një mënyrë e gëzueshme për të jetuar jetën. Sot kjo është mënyra se si shumica e njerëzve jetojnë. Ne shpenzojmë gjithnjë e më shumë kohë në një mënyrë të pandërgjegjshme dhe shpërqendruese. Shumica e kohës na ikën pa e kuptuar pasi ne e kemi lejuar trupin tonë dhe botën e jashtme të drejtojë jetën tonë.
Por nuk ka pse të jetë kështu. Ju mund ta merrni atë vendim tani për të krijuar diçka të re. Një ndër arsyet kryesore se pse njerëzit qëndrojnë në këtë grackë është sepse ata i dinë rezultatet e sjelljes së tyre. Trurit njerëzor i pëlqen që të jetë i aftë të parashikojë të ardhmen. Megjithatë njerëzve u pëlqen që jeta e tyre të jetë e parashikueshme edhe pse ajo çfarë është e parashikueshme është e dhimbshme, e tmerrshme dhe shkakton shumë pengje.
Nëse doni të bëni një ndryshim, ju duhet të bëni diçka ku ju nuk mund të parashikoni gjithë rezultatet. Ju duhet të bëni diçka të ndryshme dhe të re, edhe nëse kjo gjë mund t’ju frikësojë. Kur ju bëni diçka të re, trupi juaj do të përjetojë emocione të reja dhe shumë shpjet do të kërkojë homeostazën e tij.
Napoleon Bonaparti ka thënë “Një goditje e mirë gjithnjë e ndihmon trurin që është sakrifikuar nga zakoni”.
Nëse kërkoni të jetoni me një qëllim dhe për të marrë vendime, ka një çmim. Ky çmim është emocional. A jeni gati të bëni një marrëveshje me një gjendje të ndërlikuar. A jeni gati të ecni përpara në të ardhmen tuaj pa mundur të parashikoni plotësisht rezultatet?
Sipas disa psikologëve, frika nga e panjohura është baza për shumë frikëra të tjera. E panjohura është ajo çka na tremb, pasi ne e urrejmë faktin e të mosqenët në gjendje të parashikojmë me saktësi se si mund të ndodhë diçka. Duke u bazuar në disa kërkime në psikologji, një ndër tiparet më të rëndësishme të njerëzve të suksesshëm është se kanë një tolerancë të madhe ndaj pasigurisë dhe paqartësisë.
-A jeni gati të merrni vendime të reja dhe të jetoni një jetë më pak të parashikueshme.
-A jeni gati të veproni me besim dhe vizion se sa pa keqardhje dhe me ndjesinë se keni ngecur në të kaluarën.
-A jeni gati të bëheni një njeri tjetër i cili e jeton jetën në bazë të përpjekjeve për të krijuar të ardhmen e tyre?
Kjo rutinë në mëngjes do të ndryshojë jetën tuaj. Ju shumë shpejt do të mësoni që mund të ndryshoni gjithë personalitetin tuaj.
-Kush jeni dhe kush dëshironi të bëheni varet nga ju.
-Stimuloni trurin tuaj në mbrëmje dhe mëngjes
Stimuloni trurin tuaj në mbrëmje dhe në mëngjes
Sipas Benjamin Franklin “Nëse dështoni të planifikoni, ju planifikoni dështimin”.
Rutina në mbrëmje ka të bëjë me marrjen e vendimeve në mëngjes. Ju do të zgjoheni duke e ditur me saktësi se çfarë do të bëni. Ju do të zgjoheni në mëngjes me besimin e një plani, në mënyrë që të mos ezauroni forcën e vullnetit për të ecur përpara.
Rutina e mbrëmjes ju siguron suksesin ditën tjetër
Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të mësoni. Ju zakonisht jeni më analitik në mbrëmje dhe më shumë krijues në mëngjes. Mbrëmja është koha ideale për të marrë pesë minuta për të planifikuar ditën tjetër. Mbrëmja është gjithashtu një kohë e përshtatshme për të reflektuar, për t’u qetësuar dhe për të marrë veten.
Më poshtë janë disa mënyra të rëndësishme për ta nisur rutinën tuaj me sukses.
1- Shkruani në ditarin tuaj se çfarë ndodhi atë ditë
Ka disa arsye dhe mënyra për të përdorur një ditar. Ditari juaj mund të jetë një vend ku mund të shënoni dhe numëroni gjithë përvojat që keni pasur dhe keni mësuar. Mbrëmja është një kohë e përshtatshme për të marrë 5 – 15 minuta për të shkruar gjithë ngjarjet e ditës suaj. Gjithashtu gjatë mbrëmjes ju mund të detajoni gjithë planet për ditën tjetër. Marrja e 5 – 15 minutave çdo mbrëmje duke shkruar gjithë detajet e jetës suaj është një mënyrë ndriçuese dhe është një mënyrë e mirë për të menduar dhe për të planifikuar ditën tjetër.
2- Bëni një plan se çfarë do të bëni mëngjesin tjetër
“Nëse keni më shumë se tre prioritete ju nuk keni asnjë” – Jim Collins
Nëse keni shumë gjëra për të bërë ditën tjetër, me siguri ju nuk jeni duke e përdorur kohën në mënyrën më efikase. Në librin The 7 Habits of Highly Effective People, Dr. Stephen Covey shpjegon ndryshimin midis punëve që janë urgjente dhe atyre që janë të rëndësishme.
Ai krijon një matricë të dobishme për të shpjeguar se si njerëzit më efektivë e përdorin kohën e tyre vs. se si e përdorin kohën e tyre pjesa më e madhe e njerëzve.
Këto 4 aktivitete përfshijnë
-Aktivitete të rëndësishme që janë urgjente (dhe duhet të bëhen tani ose shumë shpejt)
-Aktivitete të rëndësishme që nuk janë urgjente
-Aktivitete jo të rëndësishme që janë urgjente
-Aktivitete jo të rëndësishme që nuk janë urgjente
Thuajse shumica e gjërave është një humbje kohe. Sa më shumë gjëra të arrini të bëni me kohën tuaj, aq më pak do të toleroni gjërat që nuk kanë vlerë në objektivat dhe prioritetet tuaja.
3- Vëreni telefonin tuaj në ‘airplane mode’
“Kudo ku jeni, sigurohuni që të jeni aty” – Dan Sullivan
Një orë para se të shkoni në mbrëmje vendoseni telefonin tuaj në airplane mode. Nuk është e nevojshme që të njoftoheni për çdo gjë para se të shkoni në krevat. Ju duhet që gjatë mbrëmjes të jeni tërësisht të pranishëm, reflektues dhe imagjinues. Nëse i jepni mendjes suaj hapësirë në mbrëmje, ju do të keni më shumë ide dhe kështu ju do të dini se ç’të bëni me to. Mbrëmja juaj do të bëhet pjesa më shpirtërore e ditës suaj. Ditën tjetër kur të zgjoheni në mëngjes mbajeni telefonin po në “airplane mode”. Në mënyrë që të bëheni një njeri më i mirë se një ditë më parë ju duhet të qëndroni larg telefonit – mendërisht dhe emocionalisht – kjo është e ardhmja që doni të keni.
Rutina e mëngjesit që do t’ju bëjë milionerë
Nëse jeni përgatitur një natë më parë, mundësitë për të fituar ditën tjetër janë më të mëdha.
Projektimi është shumë më i fortë se vullneti. Ju duhet gjithnjë të keni një qëllim. “Nëse dështoni të planifikoni ju do të planifikoni dështimin”.
Përbërësit e mëposhtëm janë të rëndësishëm për të jetuar çdo ditë të jetës me një qëllim.
-Zgjohuni shpejt
-Pini ujë
-Meditoni
-Ushqehuni shëndetshëm
-Guxoni
-Jini krijues
Zgjohuni herët (ideale para pesë të mëngjesit)
Zgjimi herët nuk është diçka e vështirë për njerëzit të cilët kanë një qëllim në mëngjes. Nëse keni diçka të rëndësishme për t’u zgjuar ju nuk do ta shtyni orën për t’u çuar me disa minuta. Njerëzit të cilët e dinë si t’i përdorin mëngjeset e tyre bëjnë më shumë gjëra se pjesa më e madhe e njerëzve gjithë javën.
Pini ujë (menjëherë sapo zgjoheni)
Nëse përdorni alarmin për t’u zgjuar, vendoseni telefonin tuaj larg vetes në mënyrë që të jeni i detyruar që të çoheni nga krevati për ta ndalur atë. Sapo të çoheni këshillohet të pini ujë. Duke hidratuar trupin tuaj së pari ju i jepni energji trupit dhe mendjes suaj.
Hidratimi është i rëndësishëm për mirëfunksionimin e trurit. Po ashtu uji ju zgjon më shpejt dhe ju ndihmon të bëheni gati më shpejt në mëngjes.
Bëni një dush të ftohtë 60 sekonda
Dushi me ujë të ftohtë rrit imunitetin e turpit, qarkullimin e gjakut, ndihmon në mirëfunksionimin e sistemin e tretjes dhe përmirëson cilësinë e jetës.
Në më pak se pesë minuta nga zgjimi
-Ju duhet të çaktivizoni alarmin
-Të ngriheni nga krevati dhe të shkoni në tualet
-Të pini një ose dy gota ujë
-Të bëni një dush për 60 sekonda me ujë të ftohtë
Krijoni diçka
“Nëse nuk jeni i përgatitur për të gabuar, ju nuk keni për të krijuar asgjë origjinale” – Sir Ken Robinson.
Ju nuk do të shpërbleheni në jetë për atë çfarë dini. Në vend të kësaj, ju do të shpërbleheni për atë që krijoni. Ju duhet t’i shfrytëzoni aftësitë dhe njohuritë që keni për të krijuar diçka me to.
Për të bërë diçka krijuese është e nevojshme të përqafoni të panjohurën. Seth Godin thotë: “Nëse bëni diçka që mund të mos funksionojë, ju mund të jeni në rrugën për t’u bërë një artist”. Kreativiteti është personal dhe emocional. Arti mund të jetë çdo gjë – mund të jetë një biznes, mund të jesh të shkruash, mund të jetë një kodim. Ai duhet të jetë diçka personale.
Ju duhet të jeni të gatshëm të bëni diçka përtej asaj që keni bërë më parë. Nëse zgjoheni çdo ditë dhe nisni të bëni diçka vërtet krijuese drejt ëndrrave tuaja më të mëdha dhe ambicioze, do të filloni të jetoni një jetë të rrallë dhe të mrekullueshme.
Nëse doni të bëheni i pasur, mjaft jetuat brenda kufijve “9:00 – 5:00”, është e nevojshme të jeni krijues. Ju duhet të jini një mjeshtër në atë që bëni. Mëngjesi është momenti më i mirë për të punuar në mënyrë krijuese, nga momenti që truri është më kreativ në mëngjes, dhe mendja nuk është konfuze nga gjithë aktivitetet e ditës.
Bëni diçka të guximshme
“Suksesi i një njeriu në jetë mund të matet nga numri i bisedave të pakëndshme që është i gatshëm të bëjë” – Ferri Tim.
Guximi është pika e nisjes së çdo rritje dhe evolucioni. Duhet guxim për të përqafuar paqartësitë e rezultateve të paparashikuehsme.
Jack Canfield ka thënë një herë: “Gjithçka që dëshironi është në anën tjetër të frikës”.Dhe ai ka të drejtë. Dhimbja, sikleti, mërzia, frika, gabimi, dështimi, të dukesh në sytë e të tjerëve budalla – gjithë këto ndjesi ju pengojnë të jetoni përtej imagjinatës suaj.
PËRFUNDIM
“Shikoni mendimet tuaja; sepse ato bëhen fjalë. Shikoni fjalët tuaja; sepse ato bëhen veprime. Shikoni veprimet; sepse ato bëhen zakone. Shikoni zakonet; sepse ato bëhen karakter. Shikoni karakterin tuaj sepse ai do të bëhet fati juaj” – Fran Outlaw.
Nuk ka rëndësi se ku jeni tani në jetën tuaj. Ju mund të bëni ndryshimin. Megjithatë ju duhet të filloni të veproni si një agjent se sa një objekt. Ju duhet të merrni një vendim. Ju duhet të bëni diçka që është e paparashikueshme krahasuar me të kaluarën që keni jetuar.
Ju duhet të nisni t’i jetoni mbrëmjet tuaja më mirë. Duhet të shkëpusni prizën nga matrica e rrjeteve sociale dhe informacioneve. Kur të filloni të keni mbrëmje të qeta do të jetoni më të jeni më të lumtur më parë.