Mesoi se do te behet me nip, e reja peson atak

Një vajzë e re pësoi një sulm në zemër, pasi ajo mësoi se do të bëhej tezja e një nipi. Chloe Marriott, 19 vjeçe, ishte mbledhur me njerëzit e saj të dashur të shtunën e kaluar, për të festuar ardhjen së shpejti në jetë të fëmijës së motrës.

Ndërsa Nicole Firkins, 23 vjeçe i tha motrës së saj që ajo priste një djalë, zemra e Chloes ndaloi për nëntë minuta. Sipas The Sun, të afërmit u përpoqën për t’i dhënë ndihmën e parë por e reja përfundoi në koma për 24 orë.

Mamaja e saj, Kim Marriott beson se stresi i organizimit të festës së bebit dhe emocioni kur zbuloi gjininë e foshnjes, ishin nxitësit e sulmit në zemër.

Kim tha: “Chloe ka lindur me sëmundje zemre dhe ajo ka kaluar një sërë operacionesh, kështu që ne tregojmë shumë kujdes me të”.

“Ne e dinim që gjërat do të shkonin keq në një pikë të caktuar. Mendojmë se kishtë disa arsye si, problemet që kishte me zemrën, stresi i organizimit të festës dhe emocioni që përjetoi kur mori vesh gjininë e bebes”.

“Ajo dëshironte të kishte një nip pasi ka një mbesë 21 muajshe”.

Chloe pritet të transferohet në një tjetër spital në Manchester për trajtim më të specializuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME